LAJMI I FUNDIT:

Aeroport: Udhëtari i njëmiliontë kaloi në shtator

Aeroport: Udhëtari i njëmiliontë kaloi në shtator

Vitin e kaluar udhëtari i njëmiliontë kaloi nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) më 25 tetor, ndërsa këtë vit deri në fund të muajit shtator, numri i udhëtarëve shkoi në mbi 1 milionë e 8 mijë udhëtarë.

Kjo statistikë paraqet një rritje prej mbi 85 mijë udhëtarëve, apo shprehur në përqindje gati rreth 10 për qind më shumë për këtë periudhë nëntëmujore.

Deri në fund të muajit Shtator të vitit 2009, nëpër ANP kaluan 923 mijë udhëtarë ndërsa i gjithë viti u mbyll me rreth 1.2 milionë udhëtarë. Gjatë këtij viti parashihet që numri i udhëtarëve të kaloj shifrën prej 1.3 milion pasagjerëve, çka paraqet arritje të madhe duke pasur parasysh se vetëm para dy viteve në këtë kompani, saktësisht në Nëntor 2008 qe festuar për herë të parë në historinë e kompanisë kalimi i udhëtarit të njëmiliontë, duke e shpërblyer atë me një biletë falas dhe duke u trajtuar si eviniment shumë i veçantë.

Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa tha se brenda dy viteve ANP-ja ka arritur ta rrit numrin e udhëtarëve për rreth 400 mijë udhëtarëve.


“E gjithë kjo u arrit në saje të punës së madhe të të gjithë punëtorëve të ANP-së, duke krijuar kushte për shtimin e konkurrencës në mes aviokompanive me sjelljen e aviokompanive të reja në treg, çka normalisht solli rënien e çmimit të biletave dhe automatikisht rritjen e numrit të udhëtarëve, tha Mustafa.

Sipas tij, rënia e çmimit të biletave gjatë këtyre dy viteve ka mundur të vërehet nga secili bashkatdhetar.

Drejtori Mustafa, tha se numri i fluturimeve krahasuar me periudhën paraprake të vitit të kaluar është rritur për rreth 6 për qind.

“Rritja e vazhdueshme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, si dhe potenciali që ky numër të shkojë pa problem deri në dy milionë udhëtarë brenda një kohe të shkurtër me të njëjtat kapacitete që kemi, ishte faktori kryesor që erdhi një ofertë shumë e mirë për koncesion”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Action for Mothers and Children
Kalo në kategori