“Rritja e numrit të udhëtarëve për 10 përqind në Prill të këtij viti është inkurajuese jo vetëm për menaxhmentin e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës por edhe për Kosovën në tërësi, duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e vendit tonë varet nga të ardhurat e bashkatdhetarëve dhe nga ardhja e tyre në Kosovë”, ka deklaruar Altin Ahmeti, Koordinator i ANP-së për marrëdhënie me jashtë.
Sipas Ahmetit, janë rreth 8 mijë udhëtarë më shumë se në prill të vitit 2008 dhe ky numër i udhëtarëve dëshmon se kriza financiare, e cila ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të udhëtarëve në aeroporte të ndryshme në botë, ende nuk ka pasur ndikim në ANP.
“Në muajin Prill 2008, nëpër ANP kaluan 81457 udhëtarë ndërsa në Prill 2009, 88950 udhëtarë. Ndërsa në rang vjetor, duke krahasuar 4 muajt e parë të këtij viti, me vitin e kaluar, rritja e numrit të udhëtarëve është në shifrën e 3 përqind-shit".
Ai po ashtu ka pohuar se krahas rritjes së numrit të udhëtarëve, rritje të dukshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë pasur edhe fluturimet e kompanive ajrore.
“Janë mbi 100 fluturime më shumë që janë realizuar në prill të këtij viti duke krahasuar me prill të 2008. Derisa në prill 2008 kemi pasur 329 fluturime, tani kemi 437 fluturime.
“Është kjo një rritje e konsiderueshme prej gati 33 përqind dhe nga ky shtim i numrit të udhëtarëve dhe të fluturimeve gjithashtu presim edhe rezultate më të mira financiare këtë vit. Kjo rritje e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, veqmas duke marrë për bazë krizën financiare globale, është drejtëpërdrejt si rezultat i disa vendimeve strategjike të menaxhmentit si puna 24 orë dhe futja e programit nxitës për aviokompanitë, çka i ka shtyrë këto kompani të rrisin numrin e fluturimeve”, tha tutje Koordinatori i ANP-së, Altin Ahmeti.
Ndryshe ANP, vitin e kaluar pati një rritje të numrit të udhëtarëve prej gati 15 përqind , krahasuar me vitin 2007. Derisa në vitin 2007 pati vetëm 990 mijë udhëtarë civil, në 2008 numri i tyre arriti 1 milion e 137 mijë udhëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh