Janë përuruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dy projektet kapitale, rishtresimi i pistës dhe sistemi i ri i ndriçimit, të cilat i kanë kushtuar kompanisë rreth 20 milion euro. I gjithë financimi i të dy projekteve është kryer nga buxheti i vetë kompanisë.
Prerjen e shiritit për dy projektet kapitale e kanë bërë Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, kryetari i bordit të kompanisë, z. Bekim Jashari dhe Drejtori Menaxhues zAgron Mustafa.
“Sot është një ditë e madhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Po përurojmë rishtresimin e pistës, projekt i cili ka kushtuar 14 milion euro dhe është ndërtuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.
Për këtë kemi garancën e mbikëqyrësit, e cila është kompani suedeze me renome botërore, Swedavia. Qëndrueshmëria e pistës sipas matjeve varijon nga 12 deri në 28 vjet apo me një mesatare të përgjithshme për 15 vitet e ardhshme”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.
Ndërsa për projektin e sistemit të ndriçimit i cili ka kushtuar rreth 6 milion euro, drejtori Mustafa, tha se ky sistem do të rrisë performancën e dukshmërisë për aeroplanët, sidomos në kohë me mjegull.
“Me sistemin e ri të cilin po e përurojmë sot aeroplanët kanë mundësi të aterojnë edhe me dukshmëri prej 400 metrave në kohë me mjegull, ndërsa deri tani ata nuk kanë mundur të aterojnë pa pasur një dukshmëri prej 800 metrave.
Nga sot si aeroport prej kategorisë së parë ku jemi tani kalojmë në kategorinë e dytë për shkak të realizimit të këtij projekti”, tha tutje Mustafa.
Ndërsa Ministri i Transporteve dhe Postë Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj tha se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, çdo herë e më tepër është duke u modernizuar sipas standardeve ndërkombëtare.
“Këto dy projekte kapitale që po përurohen sot, paraqesin një rrumbullakim të mirë të infrastrukturës së aeroportit, i cili në vazhdimësi është duke investuar dhe përmirësuar shërbimet e veta. Me këtë është duke u kthyer në një shembull për regjionin”, tha ministri Limaj.
Sipas tij, çdo investim që bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, vetëm se ja rritë vlerën, në rast se vendoset që ky aeroport të jepet me koncesion.
Kryetari i Bordit të drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, z. Bekim Jashari tha se bordi që ai drejton do të vazhdojë të përkrahë Menaxhmentin e Aeroportit dhe japë mbështetje çdo projekti i cili ka për qëllim modernizimin e aeroportit.
“Do të mbështesim çdo projekt që vie nga Menaxhmenti i cili ka për qëllim modernizimin e aeroportit në mënyrë që të jemi shembull në regjion”, tha Jashari. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh