LAJMI I FUNDIT:

Aeroport, fitim neto 3.5 milionë euro për 6 mujorin e parë

Aeroport, fitim neto 3.5 milionë euro për 6 mujorin e parë

Statistikat e 6 mujorit të parë të këtij viti e nxjerrin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të paprekur nga kriza financiare ndërkombëtare, dhe me një rritje të ndjeshme në të gjithë sektorët, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

Fitimet neto të kompanisë në këtë 6 mujor janë rreth 3.5 milionë euro, shifër që paraqet 8 përqind më shumë se 6 mujori i parë i vitit 2008, – vit i cili qe cilësuar i artë për ANP për shkak se fitimet neto për herë të parë në historinë e tij ishin rreth 7 milionë euro, ndërsa numri i udhëtarëve po për herë të parë arriti dhe kaloi shifrën prej 1 milionë udhëtarëve, vlerësuar nga zyrtarët e kësaj kompanie.

Ndërsa numri i fluturimeve është rritur për gati rreth 17 përqind.

Në 6 mujorin e parë të 2008 qenë regjistruar 2.105 fluturime, ndërsa këtë vit numri i tyre ka shkuar në 2.454 fluturime. Në krahasim me vitin paraprak janë 349 fluturime më shumë.


Po ashtu rritje e ndjeshme është shënuar edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve dhe këtë 6 mujorë kemi rreth 4 përqind më shumë.

“Menaxhmenti i ANP-së është jashtëzakonisht i kënaqur më rezultatet e arritura në 6 mujorin e parë, veçmas duke pasur parasysh që kriza financiare globale ka prekur një numër të madh të aeroporteve në botë. Edhe aeroportet në regjion nuk i kanë shpëtuar krizës dhe po përballen më rënie të theksuar të numrit të udhëtarëve”, tha koordinatori për mardhënije me jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.

Sipas tij, një prej arsyeve të rritjes së performancave të kompanisë në fushën financiare, numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve është fakti që menaxhmenti i kompanisë me disa vendim ka ndikuar drejtpërdrejt për rritjen e tyre.

“Kemi dy vendime jashtëzakonisht të rëndësishme të menaxhmentit, atë për fillimin e punës edhe gjatë orarit të natës apo 24 orë punë dhe programin nxitës për aviokompanitë. Këto dy vendim kanë rritur mundësitë e ANP për të pritur kompani të reja dhe ka stimuluar aviokompanitë që të rrisin dhe fillojnë operimet për dhe nga Prishtina. Si rrjedhojë e vendimeve të menaxhmentit kemi mbi 7 aviokompani të reja që kanë filluar të operojnë muajve të fundit dhe disa të tjera që presin të fillojnë operimet ”, theksoi Ahmeti.

Menaxhmenti i ANP pret rezultate të mira edhe gjatë sezonit të verës, i cili sapo ka filluar dhe përgjatë gjithë gjashtëmujorit të dytë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori