LAJMI I FUNDIT:

Adriano dëshiron të kthehet në Evropë

Adriano dëshiron të kthehet në Evropë

Agjenti i Adrianos ka deklaruar se sulmuesi i Flamengos dëshiron të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kontrata e 27-vjeçarit me Flamengon përfundon në maj të vitit të ardhshëm, mirëpo braziliani dëshiron që të luajë për një skuadër evropiane, ashtu që të sigurojë një vend te përfaqësuesja e Brazilit për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

“Erdha këtu që ta rigjej qëndrueshmërinë duke shënuar rregullisht. Tash e kam arritur këtë dhe ndjehem si lojtar krejtësisht tjetër”.

“Jam i gatshëm për sfida të reja. Tash ëndrra ime është kombëtarja e Brazilit, dhe dëshiroj të luaj në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm”, është cituar më herët Adriano nga “Terra Esportes”.