LAJMI I FUNDIT:

Adebayor do të ndëshkohet për shkak të festës së golit

Adebayor do të ndëshkohet për shkak të festës së golit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, mund të përballet me ndëshkim deri në gjashtë ndeshje moslojë për shkak të mënyrës së tij të sjelljes pas shënimit të golit kundër Arsenalit.

Në vitin 2006, Gary Neville ishte përjashtuar për dy ndeshje dhe ishte gjobitur me 5,000 mijë funte, pasi kishte festuar golin e fitores për Manchester United në ballë të tifozëve të Liverpoolit.

“Unë isha në ndeshje dhe e pash atë me sytë e mi. Isha i pakënaqur pasi problemet në mes të fansave të Arsenalit dhe Adebayorit janë mirë të dokumentuara, por ai megjithatë vrapoi gjithë gjatësinë e fushës për të festuar”, ka thënë drejtori ekzekutiv i FA, Ian Watmore.