LAJMI I FUNDIT:

Acer Liquid Z500, model i lirë i telefonit të mençur

Acer Liquid Z500, model i lirë i telefonit të mençur

Modeli i telefonit i cili i dedikohet të rinjëve, përkatësisht atyre që janë të interesuar shumë për muzikën, Liquid Z500, ka disa specifika të rivalit të saj HTC One M8, posaçërisht sa i përket pjesës së dëgjueseve.

Acer thotë se në këtë telefon, përdoruesit marrin kualitetin e muzikës së CD-së, e cila mundësohet nga dëgjueset e fuqishme që janë të pajisura me DTS Studio Sound.

Karakteristikat tjera që dihen për Liquid Z500 përfshijnë ekranin e ndjeshëm me 5-inç në IPS dhe tri opsione të ndryshme të ngjyrave, në të cilat ofrohet modeli më i ri i telefonit të Acer.

Kamera e pasme e telefonit sjell 8MP, ndërsa telefoni pritet të debutojë më 15 shtator, për një çmim të volitshëm prej 149 eurosh. (Telegrafi)