Për çdo shërbim që aplikojnë bankat në Kosovë, klientët detyrohen të bëjnë pagesë. Madje, edhe për nxjerrjen e dokumenteve të thjeshta, siç është “Visa Confirmation”. Për këtë shërbim paguhet 2.5 euro, pavarësisht pagesës për mirëmbajtjen e llogarisë. Bankat më të shtrenjta në shërbime mbesin ProCredit dhe Raiffeisen. Më e lira është Banka Kombëtare Tregtare.
Nuk ka shërbim që e ofrojnë bankat në Kosovë, për të cilin nuk kërkojnë pagesë. Madje, edhe kur është fjala për nxjerrjen e një dokumenti të thjeshtë.
Rast konkret është me “Visa Confirmation”, një dokument ky që e kërkojnë ambasadat, kur aplikohet për vizë. Në të figurojnë vetëm të dhënat se je klient i bankës dhe detaje të tjera. Për këtë shërbim, qytetarët duhet të paguajnë dy euro e gjysmë, pavarësisht se paguajnë rreth 6, 12 e 20 euro në vit për mirëmbajtjen e llogarisë.
Një rast si ky e ka befasuar qytetarin nga Prishtina, A. K. Ai është detyruar të paguajë dy herë, për një “Viza Confirmation”, në bankën “ProCredit”. Kjo, pasi në ambasadë nuk ia kanë pranuar dokumentin me arsyetimin se nuk përputheshin datat. Ky qytetar tregon se kur është kthyer në bankë për ta bërë atë përmirësim, e kanë detyruar të paguajë edhe dy euro e gjysmë, edhe pse kaq i kishte dhënë në fillim. Do të thotë 5 euro për një dokument konfirmimi si klient i bankës.
“Unë paguaj një shumë të caktuar vjetore për mirëmbajtje dhe ata sërish më kërkojnë 2.5 euro për një pasqyrë të xhirollogarisë që mendoj se është detyrim ndaj klientit”, tha ky qytetar i shqetësuar. Si për çudi, më të shtrenjta në shërbime janë pikërisht ato banka që kanë numrin më të madh të klientëve dhe depozitave. Shembull, banka ProCredit, që së bashku me Raiffeisenin, janë ndër më të mëdha në vend, për mirëmbajtjen e xhirollogarisë i marrin qytetarit prej 0.50-0.75 euro në muaj. /Express/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet