LAJMI I FUNDIT:

Abrashi, i gatshëm për bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat

Abrashi, i gatshëm për bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi , ka takuar sot përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). Të dyja palët janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ministri Abrashi theksoi rëndësinë e sektorit privat dhe në këtë drejtim shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim sa më të frytshëm me qëllim të zhvillimit të sektorit privat dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Në anën tjetër, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se vetëm përmes fuqizimit të sektorit privat mund të arrihen efekte pozitive për ardhmërinë e Kosovës.


“MPMS dhe OEK vlerësojnë se investimet në edukim dhe aftësim profesional janë mundësia më e mirë për krijimin e vendeve të reja të punës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon si dhe ka nevojë urgjente për një analizë të tregut të punës, por edhe për shumë çështje të tjera të rëndësisë së veçantë që duhet vënë në fokus”, thuhet në një njoftim të MPMS-së.

Ministri Abrashi dhe Delegacioni I OEK-ut u dakorduan dhe u zotuan për bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm për të nxjerrë rezultate sa më të mira dhe sa më të favorshme për shoqërinë tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Ekonomi
Kalo në kategori