LAJMI I FUNDIT:

​Abidixhiku për koalicionet me PDK-në: Në Prizren s’besoj që do ketë, në Prishtinë vendos Rama

​Abidixhiku për koalicionet me PDK-në: Në Prizren s’besoj që do ketë, në Prishtinë vendos Rama

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, i është përgjigjur akuzave të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje se Përparim Rama ka fituar falë mbështetjes së PDK-së, ndërsa Shaqir Totaj në Prizren falë ndihmës së LDK-së.

Abidixhiku, tha se ofendohet qytetari i Prishtinës dhe Prizrenit nëse mendohet kështu.

Sipas tij, në shumë prej komunave në rundin e dytë kanë pasur garë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe nuk mund të kishte një koalicion të tillë.


Abdixhiku sqaroi se në Prizren nuk ka pasur ndihmë strukturore dhe nuk pret koalicion tashmë me PDK që do të udhëheqë me Komunën, ndërsa në Prishtinë tha se i takon Përparim Ramës.

“Nuk ka pas ndihmëse strukturore (për PDK-në) në Prizren dhe nuk besoj që do të ketë koalicion në Prizren. Prishtina? Do të vendos Përparim Rama, ai është kryetar i Prishtinës, le ta zgjidh ai këtë punë”, deklaroi Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së u shpreh se nuk do të interferojë në punën e asnjë kryetari Komune që vjen nga partia e tij, përpos që do t’i jap mbështetje politike.

“Po të më thoni se ku është Komuna e Pejës, për besë nuk e di. Atje Gaz Muhaxheri ka besimin tonë të plotë. Edhe Imri Ahmeti e edhe Përparim Rama. Ne mund vetëm t’u ofrojmë mbështetje të plotë politike. Do mbështesim projektet e tyre”, tha ai në T7.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori