Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë për KosovaPress, thotë se asnjë plan që nuk është marrëveshje finale me Serbinë dhe nuk e ka njohjen reciproke nuk është i mirë për Kosovën.
Megjithatë, ai thekson se Kosova duhet t’i ketë parasysh kërkesat e ShBA-së për dialogun, si aleati kryesor strategjik dhe garantues që integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria e Kosovës janë të panegociueshme dhe të pacenueshme për vendin tonë.
Duke komentuar planin franko-gjerman për dialogun, Abdixhiku nënvizon se çfarëdo marrëveshje me Serbinë duhet të jetë finale dhe me njohje, ndryshe, sipas tij, çdo çështje tjetër do të jetë dëm i pariparueshëm për vendin, pasi Kosovës nuk i duhet vetëm marrëveshje bazë me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.
“Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them, nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të. Çdo çështje tjetër është dëm i pariparueshëm për vendin tonë”, thotë Abdixhiku.
Mbi bazën e deklaratave të aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës se tani nuk është momenti i duhur për njohje reciproke, kryetari i LDK-së i kërkon shpjegime kryeministrit Kurti se si është e mundur që dy vite pas letrës së presidentit të ShBA-së, Joe Biden, ku kërkon njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tani të kemi normalizim të mosnjohjes në dialog.
“Qëllimi i Kosovës është që të ketë njohjen reciproke në marrëveshjen finale, më pas Kosova me këtë marrëveshje finale të hap rrugën drejt vendeve jo njohëse të Kosovës, me theks të veçantë katër shtetet që se njohin Kosovën dhe janë brenda NATO-s dhe kështu të nisë progresin integrues në NATO që duket më real dhe afërt për Kosovën.
Në këtë drejtim vendi ynë duhet të insistojë, ndërsa në anën tjetër Qeveria e Kosovës duhet të shpjegojë se si është e mundur që dy vite pas letrës së presidentit Biden, të kemi normalizime të mosnjohjes në këtë moment. Mos e ngatërroni me pavarësinë e Kosovës si qëndrim zyrtar i ShBA-së, por me produktin final që del prej procesit dialogut në këtë fazë.
Në këtë periudhë për LDK-në qëndrimi fillestar është po ashtu përfundimtar, neve na duhet një marrëveshje finale, jo bazë. Jo një marrëveshje që jemi në fillim dhe prapë negociojmë pastaj disa vite për të. Po ashtu një marrëveshje që e ka njohjen pjesë të saj”, shton ai.
Përkitazi me këtë, ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti, t’iu shpjegojë qytetarëve se a ekziston njohja de-jure e Kosovës nga Serbia në draftin e dytë të këtij plani që iu është dorëzuar.
“Qeveria e Kosovës, në këtë rast kryeministri Kurti duhet të jetë i qartë dhe transparent me qytetarët e vendit të vend dhe t’iu shpjegojë atyre të vërtetën rreth procesit dialogues që është Kosova. LDK nuk është në proces dialogues, nuk merr pjesë në negociata, nuk është palë e marrëveshjeve dhe drafteve… Prej asaj që kemi parë nuk është një marrëveshje finale, por është një marrëveshje bazë dhe bëhet fjalë për një marrëveshje që nuk e ka njohjen de-jure të përfshirë në të. Kryeministri i Kosovës e ka përgjegjësi që t’iu shpjegojë qytetarëve dhe spektrit politik se a është njohja de-jure pjesë e këtij plani dhe a është marrëveshja përfundimtare, siç kemi kërkuar përherë”, deklaron ai.
Abdixhiku jep detaje edhe nga takimi me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili qëndroi gjatë kësaj jave në Kosovë.
“Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet ka qenë në Kosovë në takime me gjitha partitë politike dhe zyrtarët shtetërorë për të rikonfirmuar përkushtimin amerikan ndaj procesit të dialogut dhe për të kërkuar përkushtim të institucioneve tona ndaj kërkesave miqësore të ShBA-së.
Pra, Kosova duhet t’i kuptojë se këto kërkesa të ShBA-së bëhen prej një aleati që më së shumti i ka kontribuar zhvillimit tonë historik, politik dhe demokratik të tri dekadave të fundit. Në të njëjtën kohë ka kërkesa të cilat përputhen në plotësi me strategjinë tonë dhe interesat tona nacionale të integrimit euro-atlantik…
Në këtë proces duhet të ndihemi të sigurt pasi kemi garanci të fuqishme prej ShBA-së që integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria janë të pacenueshme dhe panegociueshme për vendin tonë”, thekson ai.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur edhe për çështjen e Asociacionit.
Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lideri i LDK-së i kërkon Kurtit të sqarojë pozicionin e vet para qytetarëve për ketë temë, të cilën e ka kundërshtuar në të kaluarën.
I pari LDK-së ka folur edhe për çështjet e brendshme. Ai thotë se Kosovës nuk i duhet një front i bashkuar opozitar ndaj Qeverisë Kurti.
Ai thotë se LDK nuk ka lidhje me PDK-në, AAK-në e aq më pak me parti të tjera jo parlamentare.
Sipas tij, bashkëpunimi opozitar tani është për shkak të natyrës që gjendet vendi politikisht, jo për shkak të bindjeve të njëjta ideologjike apo programore.
Për Abdixhikun Qeveria Kurti ka qenë tërësisht e paaftë në këto dy vite qeverisje.
Ai rendit, siç thotë, dështimet në secilin dikaster qeverisës, derisa shton se rezultatet e ndryshimit nuk janë as në horizont.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës