LAJMI I FUNDIT:

ABC-ja ndëshkuese e KEDS-it

ABC-ja ndëshkuese e KEDS-it

KEDS-i, po i ndëshkon kolektivisht qytetarët si dikur që bënte KEK-u. KEDS po e aplikon planin ABC të reduktimeve, që u patë vlerësuar si diskriminues. Në këtë mënyrë të gjithë konsumatorët, edhe ata që janë pagues të rregullt të energjisë, dënohen kolektivisht nëse borxhi i energjisë në atë zonë është i lartë për fajin e pakicës mospaguese.

Drejtuesi i Institucionit të Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, kishte konstatuar se plani ABC i reduktimeve të energjisë elektrike për qytetarët që bëjnë pagesën e rrymës, është cenim dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, shkruan Tribuna.

Në KEDS mohojnë të jenë duke vepruar në këtë mënyrë. Por, Gazeta Tribuna ka siguruar një shkresë zyrtare të kompanisë KEDS dërguar Komunës së Obilqit, ku vërtetohet se kjo kompani e ka në fuqi planin ABC të reduktimeve. /Telegrafi/