LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon nga Qeveria të anulojë vendimin për importimin e mishit

AAK kërkon nga Qeveria të anulojë vendimin për importimin e mishit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferncë të mbajtur për shtyp ka reaguar ndaj Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës që importues të mishit në Kosovë të jenë vetëm kompanitë ndërkombëtare.

“Siç jeni të njoftuar bota po përballet me krizë financiare – efektet e së cilës tanimë po ndihen edhe në Kosovë.Përderisa vendet demokratike u japin ndihma të mëdha kompanive që gjenerojnë vende pune, në Kosovë me anë të Udhëzimit Administrativ, Qeveria e Kosovës u jep një goditje të fuqishme mbi 100 kompanive dhe favorizon një kompani ndërkombëtare”, ka pohuar Avni Arifi anëtar i Kryesisë së AAK-së

Tutje ai shtoi se nëse efektet negative të kësaj UA janë falimentimi i shumë kompanive vendore, humbja e shumë vendeve të punës, i vetmi efekt pozitiv i kësaj urdhërese do të përjetohet nga Kompania Ndërkombëtare dhe individ apo qarqe të caktuara që bëjnë dillin me këtë kompani duke bërë ekskluzivitet të importit në llogari të kompanive vendore.

“Absurditeti i këtij vendimi mund të ilustrohet edhe pak ma ndryshe, licencimi ekskluziv i importit kudo në botë, posaçërisht në vendet në zhvillim aplikohet me qëllim të stimulimit dhe mbrojtjes së kompanive vendore, kurse në Kosovë, ndodh e kundërta duke favorizuar kompanitë e huaja|.


UA, tha Arifi, nuk është vetëm një urdhëresë e hartuar gabimisht, por është një koncept ekonomik me të cilën përfaqësohet mentaliteti qeverisës në Kosovë.

“Ne si Aleancë i shtrojmë pyetje qeverisë???pse po i dëmtoni kompanitë vendore, pse po e mbytni konkurrencën nga e cila vetëm qytetarët përfitojnë, dhe në fakt në shërbim të kujt është ky vendim?”

AAK sipas Arifit, fuqishëm kërkon anulimin e kësaj UA, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hetojë prejardhjen e një dokumenti të tillë që është i dëmshëm për Kosovën.

“AAK, përkundrazi kërkon nga Qeveria e Kosovës që të formoj komision ndër-ministror që të hulumtoj mundësitë e subvencionimit të kompanive vendore që merren me përpunimin e mishit”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori