LAJMI I FUNDIT:

AAK: Buxheti i Konsoliduar i Kosovës po keqpërdoret

AAK: Buxheti i Konsoliduar i Kosovës po keqpërdoret

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Shatri, duke folur për menaxhimin aktual të buxhetit të konsoliduar të Kosovës, ka thënë se ka shpërdorime të mëdha të natyrës materiale.

Ai ka komentuar raportin e Auditorit Gjeneral për vitin 2008 për buxhetin, duke thënë se është raport më negativ sesa i viteve të mëparshme.

Sipas Shatrit, janë 20 projekte të investimeve kapitale që janë paraqitur si shpenzime dhe nuk kanë qenë të përfshira fare në buxhet. Kurse për shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ka thënë se ka tejkalime në shërbimet e reprezentacionit, të shërbimeve telefonike dhe atyre të transportit. /ktv/