LAJMI I FUNDIT:

A po diskriminon Shqipëria produktet kosovare?

A po diskriminon Shqipëria produktet kosovare?

Nuk ka asnjë diskriminim ndaj produkteve kosovare, ka deklaruar drejtori i Doganave të Shqipërisë, Flamur Gjyrmishka. Ai tha se qasja bëhet në bazë të ligjeve në fuqi dhe nuk dallon nga vendet e rajonit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se produktet kosovare po diskriminohen.

Vlerësimi i çmimeve të referencës nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe disa prodhues vendorë, si të larta dhe diskriminuese, kundërshtohen nga Doganat e Shqipërisë. Drejtori Flamur Gjyrmyshka, thotë se nuk ka asnjë diskriminim ndaj Kosovës.

“Ne i zbatojmë rregullat dhe ligjet për të gjithë vendet duke favorizuar vendet që janë jashtë BE-së, duke respektuar të gjithë normat dhe rregullat që janë aktualisht në fuqi. Ju siguroj se nuk ka asnjë diskriminim ndaj Kosovës”, tha Gjyrmyshka.

Sipas tij, , për çështjen e ngritur janë të njoftuar të gjithë në Shqipëri, mirëpo nuk ka bazë për shqetësim. “Ky është një problem që është bërë mediatik, janë njoftuar të gjithë strukturat në Shqipëri, por natyrisht ne zbatojmë të gjitha ligjet që duhen respektuar për të gjithë vendet, për të gjithë llojet e mallrave”, thekson krye doganieri shqiptar.


Këtë çështje i pari e ka ngritur, kryetari OEK-ut Safet Gërxhaliu ndërkaq, nuk pajtohet me thëniet e drejtorit të Doganave të Shqipërisë:

“E vërteta është kjo se prodhimi kosovar është duke u diskriminuar dhe është duke u favorizuar prodhimi nga Serbia, kjo e dëshmon edhe fakti nëse sot e vizitoni Shqipërinë, mos u habitni se do ta keni një ndjenjë se jeni në Beograd apo në Nish”, tha ai.

Gërxhaliu thekson se zyrtarët nga Shqipëria po deklarohen ndryshe ndaj medieve. “Problemi është që ata në takimet tona bilaterale thonë një gjë tjetër, kurse si duket para gazetarëve thonë diçka krejt tjetër dhe në këtë drejtim nuk shkon në favor të zgjidhjes së problemit, është koha kur duhet vërtet me fakte dhe argumente të dëshmohet një dukuri e tillë”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Sipas tij, çështja mbetet si problematike dhe për këtë do të debatohet edhe në Parlamentin e Shqipërisë. /Blue Sky/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori