LAJMI I FUNDIT:

A është ky telefoni i parë i mençur me ekran 4K?

A është ky telefoni i parë i mençur me ekran 4K?

Është folur për një model të tillë për një kohë të gjatë, mirëpo tani i kemi detajet për një telefon të ri i cili pritet të vijë me ekranin në cilësinë e 4K.

Më saktë bëhet fjalë për modelin ZTE Star 3, i cili sipas GizmoChina thuhet se do të sjell ekranin me 5.5-inç në rezolucionin marramendës prej 2160 x 3840 piksel, me densitet të pikselëve që arrin në 808ppi.

Kjo është një arritje e madhe për ekranin me 5.5-inç, i cili ka arritur një cilësi të caktuar me ekranin 2K të LG G4, me 1440 x 2560 piksel dhe 538ppi, por nuk duhet të habitemi nëse së shpejti e shohim edhe një model tjetër të telefonit me ekranin 4K. (Telegrafi)