LAJMI I FUNDIT:

A e dini se ku ndodhet kopja e Shtëpisë së Bardhë (Video)

A e dini se ku ndodhet kopja e Shtëpisë së Bardhë (Video)

Shahab Nuraldin është një miliarder i cili para disa ditësh ka paraqitur në publik shtëpinë super luksoze që ka marr vëmendjen e njerëzve në mbarë botën.

Biznesmeni irakian, ka ndërtuar objektin që është kopje e shtëpisë së bardhë, në vlerë prej më shumë se 20 milionë dollarë, transmeton RTV Dukagjini.

Ai thotë se qëllimi është që të ju tregojë botës se Iraku është si çdo vend tjetër në glob.

“E kam ndërtuar kopjen e Shtëpisë së Bardh në Amerikë në mënyrë që të bëjë diçka për vendin tim, të ju tregojë te tjerëve se jemi krenar çfarë populli jemi”, ka thënë Nuraldin.


Sipas tij, e ndërtuar më një shumë të tillë shtëpia kalon komforin dhe ndërtimin modern të Shtëpisë së Bardhë.

Përbëhet nga banjo luksoze turke, dysheme mermeri që veçohen me ngjyra të ndryshme dhe shkallë të dekoruara me ari.

Ndërtesa e cila ka zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve në çdo detaj është e dizajnuar me një material të veçantë ari.

“Bota duhet të kuptojë se kërcënimi i ISIS-it është i paraqitur në çdo vend. Gjithë vendi jonë është duke përjetuar një krizë të rëndë financiare, por më vullnetin e Zotit gjithçka shumë shpejtë do të përfundojë. Shpresoj se do të fillojmë të zhvillohemi në rrugë të mbarë”, ka thënë ai.

Shahab ka thënë që dëshira e tij është që e gjithë bota të vetëdijesohet për faktin që edhe njerëzit e besimit islam dëshirojnë që paqja të mbizotërojë në çdo vend. /Telegrafi/RTV Dukagjini/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Fun
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Interesante
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Fun
Kalo në kategori