Askush nuk e di ku është ish drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema, e cila në vitin 2011 u dënua me 3 vjet heqje lirie për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrje në kontratë të dëmshme.
Derisa për vendndodhjen e saj nuk di askush, informatat e fundit kanë qenë nga shkurti i këtij viti, se e kërkuara e Interpolit Leme Xhema, punon si ndihmëskryetare në Komunën e Medvegjës.
Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2011 ia vërtetoi asaj dënimin e shpallur nga Gjykata themelore në vitin 2008, me tre vjet heqje lirie dhe prej atëherë ajo është arratisur, kurse emri i saj gjendet në Interpol, por as kjo nuk ka ndihmuar në arrestimin e saj.
Ndërkohë, Leme Xhemja vazhdon ta ketë të hapur një profil në rrjetin social Facebook, ku përveç emrit të saj, të shkruar në alfabetin serb (Lemja Đema) dhe datëlindjes së saj 24.03.1958, nuk ka asnjë të dhënë tjetër, raporton Telegrafi.
Ndërsa freskimin e fundit në faqen e saj në Facebook e ka bërë me ndryshimin e fotografisë së profilit më 29 korrik, ku është vendosur fotografia e një peme.
Lexo poashtu: E arratisura Leme Xhema, asistente e kryetarit të Medvegjës
Lexo poashtu: “Bossi” Leme Xhema (Video)
Në mesin e miqve të Leme Xhemës në Facebook figurojnë edhe emra të njohur nga skena politike, si" ai nënkryetarit aktual të Medvegjes, Florim Shiti, ish-ministrit Fadil Ismajli, emri i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Ndërkohë, në qershor të këtij viti, një medium në Kosovë kishte shkruar se ish-drejtoreshës të PTK-së, Leme Xhema, i është vjetruar rasti dhe lirshëm mund të kthehet në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe