LAJMI I FUNDIT:

Sukur: Nuk jam turk, jam shqiptar

Sukur: Nuk jam turk, jam shqiptar

Ikona turke e futbollit, Hakan Sukur, ka deklaruar se është shqiptar e jo turk. Sulmuesi i dikurshëm i Galatasarayt dhe Interit, i cili aktualisht është deputet në parlamentin e Turqisë, në vizitën që i bëri universitetit “Mehmet Akif Ersoy” në Burdur, e ka konfirmuar edhe një herë se është shqiptar.

Në një pyetje nga një student i fakultetit në drejtim të tij, në lidhje me problemin e kurdëve, ish-fituesi i Këpucës së Artë u përgjigj kështu: “Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Unë jam ushqyer dhe jetoj nga kjo tokë”.

“Mbi të gjitha është e rëndësishme që të ruajmë unitetin e shtetin tonë dhe të mos u japim vend ndasive të shumta që mund të ekzistojnë mes nesh. Ato mund të jenë fetare, kombëtare, kulturore…”, ka thënë mes tjerash 41-vjeçari.

Ndërsa kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, reagoi ashpër ndaj gazetave duke thënë se ata po e paraqesin Sukurin si krejtësisht jo turk.


“Hakan Sukuri, një vëlla i joni, duke qenë një fëmijë shqiptari ka arritur që ta djersitë si askush tjetër fanellën e kombëtares sonë. Ai ka shënuar gola më së shumti për kombëtaren tonë, kurse disa gazetarë të paturpshëm mundohen që t’ia humbin meritat që ka bërë për shtetin tonë. Herë thonë kështu, herë ashtu, por fjalët shkojnë e vijnë, ndërsa veprat mbesin. Hakani me golat që ka shënuar ka arritur të futet në historinë e Turqisë dhe tani është ikonë e futbollit tonë”, ka deklaruar Erdogan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori