LAJMI I FUNDIT:

Milani, sinjal Barcës dhe Interit

Milani, sinjal Barcës dhe Interit

Milani u ka dërguar sinjal të qartë Barcelonës dhe Interit para dy ndeshjeve të mëdha që zhvillohen javën e ardhshme, me fitoren e arritur në shtëpi sonte mbrëma ndaj Parmës me rezultat 2-1.

Milani tregoi karakter të madh në fush nga fillimi i takimit, por Parma u tregua mjaft e rrezikshme në kundërsulme.

Goli i parë i Milanit erdhi pas 39 minutash lojë nga një autogol fatkeq i Palettas që bëri që pjesa e parë të mbaronte me rezultat 1-0.


Në pjesën e dytë Milani intensifikoi përpjekjet për të realizuar dhe golin e sigurisë.

Mario Balotelli e tregoi formën e tij të lartë para ndeshjeve të mëdha me një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të, për 2-0 dhe epërsinë Rossonere.

Në minutën e fundit të takimit ishte Parma që shënoi golin e nderit për 2-1 me anë të Sansones, por kjo nuk ndikoi ne epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 44 pikëve në vendin e tretë me pikë të barabarta me Lazion dhe me një pikë më shumë se Interi që i shkon Fiorentinës.

Milani të mërkurën e pret Barcelonën në duelin e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, para se t’i shkojë 85 mijë Nerazzurëve të dielën më 24 shkurt. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori