LAJMI I FUNDIT:

Unitedit i duhen tre lojtarë për ta ndalur Ronaldon

Unitedit i duhen tre lojtarë për ta ndalur Ronaldon

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick, e ka lëvduar ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, të cilin e konsideron si rrezikun kryesor për skuadrën e tij në përballjet e Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën, Real Madridi është nikoqir i Djajve të Kuq në Santiago Bernabeu, ku do të zhvillohet takimi i parë i 1/8 së finales mes këtyre dy klubeve, ndërsa kjo është përballja e parë e CR7 me ish-bashkëlojtarët e tij.

“Të gjithë kemi kujtime të mira nga Cristiano Ronaldo. Ajo çfarë ka bërë te Madridi është e pabesueshme dhe ai duhet ndalur. Të jem i sinqertë, mendoj se do të na duhen dy, ndoshta tre lojtarë për ta markuar”.


“Ronaldo ka qenë sensacional. Të shënosh aq shumë gola, aq shpejtë (182 gola në 179 ndeshje), është mbresëlënëse”.

“Ndoshta për shkak të Messit nuk i ka marrë lëvdatat që meriton, sepse ai djaloshi tjetër (Messi) ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar, mirëpo kjo nuk mund ta mohojë atë që ka arritur te Madridi. Ai është një lojtar i veçantë”, ka thënë Carrick për The Sun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori