LAJMI I FUNDIT:

Durrës, prishen ndërtesa, hapet rruga për në Porto Romano

Durrës, prishen ndërtesa, hapet rruga për në Porto Romano

Forca të shumta të policise lokale dhe forcat speciale RENEA mbeshtetën të hënën një aksion të Inspektoriatit Kombëtar Urbanistik Ndërtimor për prishjen e 20 objekteve në periferi të qytetit të Durrësit.

Fadroma synon të çlirojë sipërfaqen ku do të kalojë rruga e re që do të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me Porto Romanon, ku do të ndërtohet parku energjitik dhe njëkohesisht kampusi universitar.

Fillimisht banorët u mblodhën për të kundërshtuar shembjen e objekteve, por prania e forcave të shumta policore ëerkrah inspektorëve të ndërtimit ka bërë që ata të tërhiqen, megjithëse nuk ka munguar debate për shpronësime të padrejta, raportoi TCH.


Shumica e objekteve të planifikuara për prishje janë objekte në ndertim dhe në proces legalizimi, ndërsa të tjera janë shpronësuar./Telegrafi/