Pas paralajmërimeve të autoriteteve kompetente për përshpejtim të proceseve kyçe për privatizimin e kompleksit turistik “Brezovica”, njohës të çështjeve turistike dhe ekonomike e vlerësojnë hap të qëlluar por të vonuar. Kompleksi turistik “Brezovica” gjendet në rajonin e Shtërpcës - rajon ky i banuar me shumicë serbe, ndërsa përgatitjet për privatizimin e këtij kompleksi kanë filluar qysh në vitin 2006.
Ditë më parë Komiteti Drejtues Ndër-ministror për projektin Brezovica, ka aprovuar inicimin e procedurave të prokurimit, përkatësisht publikimin e shprehjes së interesit për identifikimin e investitorëve për këtë projekt.
Zekë Çeku, njohës i çështjeve të turizmit, e konsideron vendim të qëlluar, pasi sipas tij, për të ringjallur qendrën e skijimit “Brezovica”, urgjentisht duhet të përshpejtohet procesi i privatizimit. “Dëshiroj të besoj se është marrë një vendim më vend, Brezovica është degraduar deri në atë masë, sa që mua më vjen keq që është pritur aq shumë për privatizimin e qendrës turistike”, shprehet Çeku, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ai vlerëson se Brezovica ka kapacitet të mjaftueshëm për investitorët potencialë dhe njëherësh sipas tij,është qendra e vetme e gatshme për treg. “Privatizimi i ‘Brezovicës’ duhet të bëhet më një përqendrim më të sinqertë, më korrekt dhe të orientuar ekonomikisht në sigurimin e sjelljes se investitorëve të mirëfilltë. Jo të bëhen manipulime të llojllojshme për të përfituar një grupacion apo grup i njerëzve të caktuar, mirëpo të bëhet një privatizim i mirëfilltë me një tenderim ndërkombëtar. Brezovica është një ndër asetet më të vlefshme në Kosovë në lëmin e turizmit”, thekson Çeku.
Edhe Lekë Musa thotë se privatizimi i këtij kompleksi do të sjellë përftime të mëdha në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, dhe po ashtu do të ndikojë në uljen e shkallës së papunësisë në atë rajon. “Tërheqja e investitorëve të ndryshëm do të ketë efekt tjetër multiplikativ në ekonomi, do të iniciohen edhe projekte të ndryshme ekonomike përreth, sepse cilido investitor që do të vijë aty, i nevojitet ndihma për zbatuar investimet që do të ndërmerr", thekson Musa.
Projekti Zhvillimor i Brezovicës pritet që ta shndërrojë atë në qendër turistike konkurrente me Maqedoninë dhe Bullgarinë në aspektin fitimprurës dhe atë të biznesit turistik.
Shprehja e interesit do të publikohet të enjten në gazetat e përditshme të Kosovës dhe “Financial Times”, ndërsa më 2 dhe 9 shkurt në revistën “The Economist”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës