LAJMI I FUNDIT:

Trusti 54 milionë euro kthimi nga investimet në 2012

Trusti 54 milionë euro kthimi nga investimet në 2012

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) nga investimet e bëra në 2012 kishte kthim nga investimet prej 8 për qind, ose në vlerë nominale 54 milionë euro. Bordi Drejtues e vlerëson performancën e investimeve si shumë të mirë. Arsyeja e këtij kthimi ishte kryesisht falë performancës së tregjeve globale të aksioneve.

Përfaqësuesit e Trusti kanë bërë të ditur se vlera e çmimit të aksionit në fillim të vitit 2012 ka qenë1.0347 dhe në fund të vitit ka arritur në 1.1170 euro.

Strategjia investuese e Bordit Udhëheqës për të plasuar deri në 40 për qind të mjeteve në tregun e aksioneve dhe deri në 60 për qind në tregun e instrumenteve me kthim absolut dhe ato me target inflacionin, bashkë me përzgjedhjen e menaxhuesve të mjeteve, janë dëshmuar të jenë të suksesshme dhe kanë dhënë rezultate pozitive në investime.


“Edhe në 2012 numri i përfituesve të rinj të pensionit vazhdoi të rritet. Përfitues të rinj të pensionit në 2012 ishin 3.264 kontribuues, nga 2.868 që ishin një vit më parë. Kurse vlera e mjeteve të shpërndara për këta përfitues ishte rreth 8.2 milionë euro, e rritur nga rreth 5.7 milionë sa ishte në 2011. Kurse totali i mjeteve të shpërndara për pension, duke përfshirë edhe pagesat e mbetura, ishte rreth 8.5 milionë euro”.

Ndërsa, qysh prej themelimit të FKPK-së e deri në fund të 2012, numri i të pensionuarve arriti në 16.936, dhe vlera e përgjithshme e mjeteve të shpërndara për këta përfitues shkoi në mbi 27 milionë euro.

Kurse sipas të dhënave të bazuar në parimin e keshit vlera e mjeteve nën menaxhim në fund të 2012-s arriti në mbi 740 milionë euro. “Rritja është 152 milionë euro në krahasim me fundvitin 2011 kur ishin 588 milionë euro. Kjo, gjithashtu, është edhe rritja më e madhe e mjeteve nën menaxhim qysh prej themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale. Në këtë rritje ndikuan kontributet e paguara në 2012 me 113 milionë euro, kthimi nga investimet me 54 milionë euro, ndërsa 15 milionë euro ishin daljet për pagesa të pensioneve e refondimeve, si dhe taksa menaxhuese e FKPK-së”, thuhet në komunikatën për media të Trustit.

Po ashtu gjatë vitit 2012 janë investuar për herë të parë në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës rreth 14 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori