LAJMI I FUNDIT:

Nafta vazhdon me rritje te lehtë

Nafta vazhdon me rritje te lehtë

Kontratat e naftës kanë qenë pothuajse të pandryshuara në sesionin e së mërkurës dhe kanë ruajtur trendin rritës Fokusi i tregut energjetik është vendosur në takimin e fundit të OPEC për këtë vit. Një ditë më parë në treg pati spekulime se Karteli i Arit të Zi do të pompojë më pak naftë bruto në tubat e furnizimit botëror. Ky spekulim ka mbështetur vlerën e naftës.

Në mbështetje të saj është edhe pritshmëria e tregjeve që rezerva federale në përfundim të takimit të sotëm të vendosë të zgjerojë programin e lehtësimit monetar në shtetet e bashkuara duke rezultuar në zhvlerësim të dollarit dhe rritje të vlerës së naftës. Fokusi në ditën e sotme është në takimin e OPEC që zhvillohet në Vjenë.

Organizata zhvillon dy takime në vit në të cilat vendoset edhe për kuotat e prodhimit të naftës bruto. Analistët nuk presin që të ketë një ndryshim të politikës së prodhimit nga organizata.


Për momentin nafta bruto amerikane për janarin u rrit vetëm 3 cent në 85.76 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës për janarin u rrit 13 cent në 108.26 dollarë për fuçi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori