LAJMI I FUNDIT:

Ëndërr, 6 % rritja ekonomike

Ëndërr, 6 % rritja ekonomike

Zvarritja e miratimit të buxhetit për më shumë se dy muaj, do ta vë në pikëpyetje synimin e Qeverisë, që gjatë vitit 2011 Kosova të ketë rritje ekonomike prej më shumë se 6 për qind.

Bazuar në parametrat aktualë, një gjë e tillë vështirë të arrihet, ngase për më shumë se dy muaj, asnjë euro e shtetit nuk është derdhur në investime kapitale, por edhe investimet e huaja thuajse janë baras me zero, shkruan Zëri.

Ekspertë të ekonomisë në vend mendojnë se rritja ekonomike prej 6 për qind, është gati e pamundur bazuar në trendin ekonomik në të cilin po kalon vendi. /Telegrafi/