LAJMI I FUNDIT:

Kinë rritet për 0.5 % norma e rezervës

Kinë rritet për 0.5 % norma e rezervës

Banka Qendrore në Kinë bëri të ditur se duke nisur nga 24 shkurti norma e detyruar e rezervës për bankat do të rritet me 0.5 për qind. Rritja e këtij treguesi bëhet për herë të dytë në këtë vit.

Analistët thonë se lëvizja synon kontrollin e likuiditetit në funksion të reduktimit të inflacionit. Indeksi kryesor i inflacionit, indeksi i çmimeve konsumatore u rrit me 4.9 për qind në janar kundrejt 4.6 për qind që u regjistrua një muaj më parë.

Krahasuar me rritjen e normës bazë të interesit në fillim të këtij muaji, ekspertët thonë se rritja e normës së rezervës synon dobësimin e forcave monetare që ndikojnë në rritjen e çmimeve dhe të inflacionit në përgjithësi.

Ndikim në inflacionin kinez kanë dhënë edhe faktorë të jashtë si rritja e çmimeve globale të ushqimeve me 30 për qind në këtë tremujor.


Ndërkohë për muajin janar kreditë e reja prekën shifrën e 1.04 trilion juan dhe konsiderohet një nivel i lartë. Rritja e normës së rezervës me 0.5 për qind do të ngrijë në sistemin bankar të paktën 350 miliardë juan. /Telegrafi/