LAJMI I FUNDIT:

Debatohet për qeverisjen korporative

Debatohet për qeverisjen korporative

Në kuadër të serisë së ligjeratave MasterClass të organizuar nga Kolegji Universum, nesër pasdite në Prishtinë mbahet një ligjëratë publike lidhur me qeverisjen korporative, për të cilën do të flas profesori shqiptar i Copenhagen Business School, Bersant Hobdari.

Në këtë ligjëratë publike, profesor Hobdari do të sjellë shembuj nga praktikat më të mira të qeverisjes korporative në SHBA, Skandinavi, Gjermani dhe Japoni dhe do të jep rekomandime se si këto praktika mund të inkorporohen në kompanitë kosovare.

"Ligjerata publike u dedikohet përfaqesuesve të biznesit vendor dhe ndërkombëtar që operojnë në Kosovë, sidomos atyre të cilët bëjnë pjesë në nivelet e mesme dhe të larta të menaxhmenteve në bizneset përkatëse" ka thënë Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin Universum.




Profesor Hobdari hulumton dhe ligjëron në fushat e qeverisjes korporative, financave dhe biznesit ndërkombëtar. Ka publikuar në revistat më eminente botërorë në fushat e financimit dhe performancës së korporatave.

Qeverisja Korporative është një set i proceseve, rregullave, ligjeve, politikave dhe institucioneve që e afektojnë mënyrën se si një kompani udhëhqiet, administrohet apo kontrollohet. Ajo gjithashtu përfshinë marrëdhëniet e shumë palëve të interesit të përfshirë në qeverisjen e korporatave. /Telegrafi/