LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka rritje të pagave as më 1 mars?

Nuk ka rritje të pagave as më 1 mars?

Në kontot e shërbyesve civil sipas gjitha gjasave pagat më 1 mars nuk do të dalin edhe kësaj radhe me ngritje, pasi ende nuk janë konstituuar institucionet e vendit dhe nuk ka miratim të Ligjit të buxhetit për vitin 2011.

Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave thanë se pas aprovimit të buxhetit do të bëhet edhe rritja e premtuar e pagave që do të zbatohet në mënyrë retroaktive, raporton Indeksonline duke u thirrur në burime të Kosovapress-it.

Ndërkaq krerët e BSPK-së paralajmërojnë se nëse nuk ndodh një gjë e tillë pas aprovimit të buxhetit, atëherë kjo sindikatë nuk e përjashton mundësinë e organizimit të protestave. /Telegrafi/