LAJMI I FUNDIT:

Leku forcohet kundrejt Euros dhe Dollarit

Leku forcohet kundrejt Euros dhe Dollarit

Monedha kombëtare shqiptare, Leku, ka shënuar një përmirësim të lehtë kundrejt Euros dhe Dollarit në tregun e këmbimit valutor.

Nga 141 lekë, që është tregtuar pak ditë më parë, duke arritur rekordin në disa muaj në tregun shqiptar, euro është tregtuar sot me 139.2 lekë. Të dhënat u bënë të ditura nga Banka e Shqipërisë si dhe nga agjencitë valutore në Tiranë.

Ndërkohë, dollari amerikan ka pësuar një zhvlerësim të lehtë, duke u tregtuar me 103,2 lekë, nga 103.8 lekë që kushtonte pak ditë më parë. Ekspertet shprehen se, është pikërisht tregu ndërkombëtar valutor, që ka ndikuar në tregun valutor vendas. /Telegrafi/