LAJMI I FUNDIT:

Nafta 102 dollarë për fuçi

Nafta 102 dollarë për fuçi

Nafta Brent u lehtësua drejt 102 dollarë për fuçi, duke sinjalizuar konsolidim të çmimit pas rritjes në pikën më të lartë 2.5 vjeçare sesionin e kaluar. Por presioni rritës vijon të jetë konstant ri pasojë e revoltave popullore në lindjen e mesme.

Edhe nafta bruto amerikane ra, por u mbajt përmbi 86 dollarë për fuçi pasi u rrit më shumë se 1 dollar në sesionin e kaluar.

Analistët thonë se në terma afatshkurtër këto tensione do mbështesin vlerën e bençmarkut europian të naftës. Nafta bruto Brent për prillin ra 4 cent në 102.55 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për marsin ra 18 cent në 86.18 dollarë për fuçi. /Telegrafi/