LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimeve rrezikon protesta në gjithë botën

Ngritja e çmimeve rrezikon protesta në gjithë botën

Rritja e çmimeve të ushqimeve mund të çojë në shpërthimin e protestave në të gjitha anët e globit, deklaroi ministri francez i bujqësisë Bruno Lemer.

Ministri Lemer tha se rritja e çmimeve është shkaktuar për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm të produkteve ushqimore për gjithë popullsinë e botës.

Ai shtoi se ndonjë katastrofë natyrore si përmbytje apo thatësira, mund ta thellojë krizën edhe më shumë.

Ministri francez i Bujqësisë i bëri këto komente pas lajmit të Kombeve të Bashkuara se rritja e çmimeve të ushqimeve arriti rekord të ri në muajin janar. /Telegrafi/