Pavarësisht se Kosova ka shumë hotele dhe motele kategorizimi i tyre me yje sipas kushteve do të mbetet njëherë vetëm dëshirë. Krejt sherri i mos fillimit të kategorizimit të hoteleve që ishte paraparë të fillonte vitin e kaluar është për shkak të mungesës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Ekspertë të kësaj fushe thonë se në MTI ka edhe mungesë të kapaciteteve.
Eksperti i Turizmit dhe hotelerisë, Zekë Çeku, tha për Telegrafi, se vonesa0 e fillimin të kategorizimit të hoteleve dhe moteleve është e pa arsyeshme. Sipas tij, kjo po bëhet në mungesë të kapaciteteve.
“Konsideroj të paarsyeshme vonesën e klasifikimit të objekteve turistike të akomodimit, në kohen kur hotelet në qendrën e Prishtinës rrisin çmimet përtej standardeve të shërbimeve të tyre. Problemi qëndron në mungesën e skajshme të kuadrit profesional në Departamentin e Turizmit në MTI”, ka theksuar eksperti Çeku.
Nijazi Shala, Drejtor i Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë tha për Telegrafi se kategorizimi i hoteleve dhe moteleve ka mbetur peng i mungesës së ministrit.
“Ministri ka nënshkruar udhëzimin Administrativ i cili rregullon kategorizimin e hoteleve por ai duhet të jetë për të miratuar grupin punuese. Sepse pa ministër nuk mund të filloi kategorizimi i hoteleve”, tha Shala.
Në një varfëri prej 45 për qind të popullatës, numri i kosovarëve që vizitojnë hotelet e vendit ka shënuar rritje. Përderisa, numri i atyre të huaj ka rënë për 2750 vizitorë më pak. Numri i vendorëve në vitin 2009 është rritur për 167.5 për qind më shumë se në vitin 2008, ndërsa numri i netëve që ata kanë qëndruar është rritur për 47.5 për qind në raport me vitin 2008. Në bazë të kësaj, me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit të kaluar prinë Prishtina me gjithsej 8576 vizitor, pastaj Ferizaj me 1574 dhe i treti renditet Istogu me 1079 vizitorë.
“Me numrin më të madh të netëve të qëndrimit prinë Prishtina me gjithsej 15968 netë të vizitorëve të jashtëm, Prizreni radhitet i dyti me 2281 dhe Ferizaj radhitet i treti me 1739 netë qëndrimi”, thuhet në të dhënat e ESK-së. Sipas këtyre publikimeve, hotelet e vrojtuara janë gjithsej 163, mirëpo jo i gjithë ky numër i është përgjigjur kërkesës për të marrë shënime nga to.
Po ashtu,në këto anketa nuk janë të përfshira edhe hotelet dhe motelet e pa licencuara të cilat e ushtrojnë këtë veprimtari, por që janë në procedurë e sipër për marrjen e licencës e në të ardhmen pritet të jenë pjesë e këtij hulumtimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet