Edhe pse çmimet e shumë artikujve në Kosovë janë më të shtrenjtë se në të gjitha vendet e rajonit, madje edhe në Evropë, kosovarët paguhen më së paku në rajon. Artikujt vazhdojnë të shiten më shtrenjtë për faktin se në vend pothuajse asgjë nuk prodhohet, ku importi vjetor i vendit është rreth 2 miliardë euro, ndërsa eksporti nuk arrin as 200-milionëshin.
Paga mesatare mujore në Kosovë nuk e kalon shifrën 250 euro, përderisa një pagë e tillë në Serbi është rreth 350 euro, 340 euro në Maqedoni, rreth 300 euro në Shqipëri, 515 euro në Mal të Zi, mbi 700 euro në Kroaci, 1000 euro në Slloveni, shkruan gazeta Zëri.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, tha se nga ngritja e çmimeve pa kontroll po dëmtohen punëtorët kosovarë, të cilët, kanë pagat më të ulëta në rajon. “Jemi dëshmitarë se artikujt themelorë kanë pësuar ngritje enorme. Edhe nëse pagat ngrihen së shpejti, ashtu siç është premtuar, atëherë nuk mund të barazohet me shtrenjtimet që kanë ndodhur”, shprehet Arifi.
Sipas tij, një shtrenjtim i tillë përpos që i rrezikon punëtorët me pagat e ulëta, ku paga mesatare në vend sillet rreth 250 euro, i rrezikon edhe të papunët ku shkalla e papunësisë tyre sillet rreth 50 për qind.
Përndryshe, kryeministri në largim Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i ngrejë pagat për shërbyesit civilë deri në 50 për qind këtë vit. Pavarësisht se kishte premtuar se pagat me ngritje do të ndahen më 1 shkurt 2011, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të presionit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.
Sipas këtyre të fundit, ngritja e pagave ashtu siç është premtuar nga Qeveria kap shumën 120 milionë euro dhe është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. FMN ka bërë të ditur se me Qeverinë janë pajtuar vitin e kaluar që pagat të ngrihen 7-8 për qind. Mirëpo, qeveria nuk heq dorë nga ngritja e premtuar e pagave.
Sipas zyrtarëve qeveritarë me formimin e institucioneve të reja, Kuvendi i Kosovës do ta miratojë buxhetin e vitit 2011, në të cilin do të parashihen pagat me ngritje. Pagat me ngritje do t’u jepen punëtorëve në mënyrë retroaktive prej 1 janarit 2011.
Për paga dhe mëditje këtë vit planifikohet të shpenzohen rreth 415 milionë euro, apo rreth 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet