LAJMI I FUNDIT:

Zoellick: Rritja e çmimeve ka varfëruar 44 milion njerëz

Zoellick: Rritja e çmimeve ka varfëruar 44 milion njerëz

Drejtuesi i Bankës Botërore thotë se një rritje drastike e çmimeve të ushqimeve ka shkaktuar kalimin e 44 milion njerëzve në varfëri të tejskajshme. Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se grupi i 20 ekonomive më të zhvilluara dhe në zhvillim duhet ta bëjnë ushqimin përparësinë e tyre kryesore.

Duke folur përpara takimit të ministrave të financës së G-20 këtë javë në Paris, Zoellick tha se indeksi i çmimeve të ushqimeve të Bankës Botërore është 3% më poshtë se pika kulminante e arritur në vitin 2008, ku plasën trazirat për ushqim në disa vende anembanë botës.

Ai tha se ndërsa çmimi i produkteve ushqimore nuk ishte burimi kryesor i trazirave në Afrikën Veriore, kjo çështje ishte një faktor përkeqësues. Çmimi i grurit është rritur me 20 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar, ndërsa çmimi i misrit është rritur me 12 për qind.

Zoellick bëri thirrje për një rrjet më të mirë programesh për të shmangur kequshqyerjen, kryesisht tek gratë shtatëzana dhe fëmijët e vegjël. /Telegarfi/