LAJMI I FUNDIT:

Kroaci, rroga më e ultë prej 381 euro

Kroaci, rroga më e ultë prej 381 euro

Me bruto rrogën minimale prej 381 euro, Kroacia numërohet ndër 11 vendet evropiane ose kandidateve për në BE me rroga më të ulta minimale të paguara në janar të këtij viti.

Në këtë grup ku minimalja lëviz prej 100 deri në 400 euro, krahas Kroacisë gjenden edhe vende tjera kandidate për anëtarësim në BE, si Turqia në të cilën rroga minimale është më e lartë për katër euro nga Kroacia.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, rroga mujore në nivel të vendeve në Evropë vazhdimisht ndryshon, në Bullgari rroga më e ulët arrin 123 euro ndërsa në Luksemburg rroga minimale arrin 1.750 euro.

Sipas të dhenave të Eurostat-it, 20 vende anëtare të BE-së si Kroacia dhe Turqia rrogën minimale e llogarisin në nivel nacional. /Telegarfi/