LAJMI I FUNDIT:

IPKO: Me personin e preferuar, fol pa kufi

IPKO: Me personin e preferuar, fol pa kufi

Përmes një kumtese për media, telefonia mobile IPKO ka njoftuar se produkti i saj më i ri i quhet “Numri im i preferuar”, dhe i njëjti u mundëson të gjithë konsumatorëve të saj me parapagim të flasin me 0 euro në minutë, për një muaj të plotë.

Me këtë produkt, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim që duan të kenë liri të plotë të komunikimit me telefon mobil, tani mund të flasin ditë e natë dhe pa pagesë, me një person të preferuar, për një muaj të plotë.

“Numri im i preferuar” është produkti më i ri i telefonisë mobile IPKO i cili u mundëson konsumatorëve të saj me parapagim, të flasin 24 orë në ditë, me 0 euro në minutë, dhe për një muaj të plotë. Aktivizimi i këtij produkti për një muaj kushton tri euro.

Aktivizimi i “Numrit të preferuar” bëhet duke dërguar një SMS në numrin 123, me tekst “favorite” dhe numrin e personit të preferuar, të cilin përdoruesit e zgjedhin për komunikim me 0 euro, ndërsa pas muajit të parë, produkti aktivizohet automatikisht.


Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital. / Telegrafi /