LAJMI I FUNDIT:

Leku do të jetë i qëndrueshëm gjatë vitit 2011

Leku do të jetë i qëndrueshëm gjatë vitit 2011

Gjatë vitit 2011, leku do të ketë këmbim të qëndrueshëm ndaj dollarit amerikan dhe euros. Sipas Bankës së Shqipërisë, një parashikim i tillë për shkak të treguesve pozitivë në eksporte dhe një tendence të lehtë rritëse në prurjet valutore të emigrantëve.

Nga një raport i BSH-së, vihet re se ecuria e lekut në raport me euron, përçon një zbehje të efekteve me natyrë sezonale, falë politikave të kujdesshme të agjentëve të tregut ndaj luhatjeve sezonale, të evidentuara përgjatë gjithë vitit 2010.

Qëndrueshmëria e kursit të këmbimit gjatë kësaj periudhe, reflekton zhvillimet pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë si dhe në atë financiar. Në këto kushte, duket se, zhvillimet në përcaktuesit bazë të ecurisë së kursit të këmbimit kanë krijuar premisat për vendosjen e tij në një ekuilibër të ri.

Banka vëren se edhe në kontekstin rajonal, ecuria e lekut në raport me euron paraqitet e kënaqshme, krahasuar me shumicën e vendeve të Evropës Qendrore-Lindore dhe Ballkanit.


Sipas BSH-së, pas një krahasimi që i ka bërë tregut vendas të këmbimit, në raport me disa vende të rajonit për harkun kohor të dy viteve.

“Ecuria e kursit të këmbimit ka vijuar të konfirmojë frenimin e prirjeve nënçmuese edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2010, duke reflektuar në këtë mënyrë edhe një performancë të qëndrueshme të ekonomisë së vendit përballë krizës financiare ndërkombëtare”, thuhet në raportin e BSH-së. /Telegrafi/