Projekt buxheti i vitit 2012 i Presidentit të SHBA-ve Barack Obama, parashikon reduktim të deficitit buxhetor me 1.1 trilion dollarë në 10 vitet e ardhshme. Drejtori i Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Jack Lew, tha se propozimet parashikojnë përgjysmimin e deficitit buxhetor deri në fund të këtij mandati të presidentit Obama që përfundon në 2012.
Një senator demokrat tha për mediat se plan buxheti i presidentit parashikon që në vitet 2015-2016 deficiti buxhetor në shtetet e bashkuara të bjerë në më pak se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto nga niveli aktual i 9.8 për qind. Por republikanët që kontrollojnë dhomën e përfaqësuesve thonë se propozimet e presidentit nuk janë të mjaftueshme dhe se ata kanë përgatitur planin e tyre të masave për një reduktim më të thellë dhe të shpejtë të deficitit.
Ndër propozimet e presidentit përfshihen reduktimi i 1 miliardë dollarë grant qeveritar për aeroportet e mëdha si dhe 1 miliardë të tjera për plantacionet e trajtimit të ujit si dhe të pjesëve të tjera të infrastrukturës. Një tjetër burim konfirmoi se planifikohet reduktimi i pagesave të asistencës së kujdesit shëndetësor me 60 miliardë dollarë në 2 vitet e ardhshme.
Në koment të pritshmërisë të buxhetit analistët thanë se kjo është një shenjë e mirë se demokratët po marrin me seriozitetin e duhur çështjen e problemit të deficitit. Shtëpia e bardhë synon që debatin mbi planin fiskal afatgjatë ta mbajë të ndarë nga debati për rritjen e tavanit të borxhit publik mbi 14.3 trilion dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet