LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia kineze e dyta në botë

Ekonomia kineze e dyta në botë

Të dhënat ekonomike që u bënë publike sot në Japoni tregojnë se Kina ia ka zënë vendin Japonisë, dhe është bërë ekonomia e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Japonia raportoi se ekonomia e saj u tkurr për 1.1 për qind në tremujorin e fundit të 2010.

Vlerësohet se rënia e konsumit dhe kërkesës ka qenë shkaku kryesor i zvogëlimit të rritjes ekonomike. /Telegrafi/