LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të nënshkruaj marrëveshje doganore me Maqedoninë

Kosova do të nënshkruaj marrëveshje doganore me Maqedoninë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski sot do të takohet me ministrin e Ekonomisë dhe Financave në largim, Ahmet Shala, i cili do të vizitoj Maqedoninë.

Pas, takimit, është thënë se do të nënshkruhet Marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë lidhur me çështje doganore.

Marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës pritet të nënshkruhet nga ana e drejtorit të Drejtorisë doganore të Maqedonisë Vanço Kargov dhe drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Naim Hirgulica. /Telegrafi/