LAJMI I FUNDIT:

Vreshtarët peng të buxhetit

Vreshtarët peng të buxhetit

Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të vreshtarëve të Rahovecit, për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me varietetet e rrushit për përpunimin e verës, tanimë e ka kaluar fazën e parë të implementimit.

Sipas zyrtarit për informim në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural (MBPZHR), Adil Behramaj, pjesën e parë në vlerë prej 500 eurosh për një hektarë, tani e ka realizuar, nga Ministria e Bujqësisë dhe komisionet e kësaj ministrie tashmë janë në procesin e shqyrtimit të ankesave, të cilat i kanë deponuar vreshtarët që nuk kanë përfituar nga ky projekt.

Sipas të dhënave të Entit të Vreshtarisë dhe Verërave, përfitues të deritanishëm janë mbi 2250 vreshtarë dhe në procesin e shqyrtimit janë edhe rreth 190 ankesa të vreshtarëve.

Behramaj tha s e se në sipërfaqe, janë subvencionuar gjithsej 1350 hektarë, kurse ankesat e vreshtarëve që kanë ardhur në ministri kryesisht kanë të bëjnë me varietetet e rrushit të tyre. “Vlera e deritanishme e projektit sillet rreth 639 mijë euro, dhe përafërsisht kjo shumë do të ndahet edhe në fazën e dytë”, theksoi ai.


Pjesa e dytë e mbetur, sipas marrëveshjes dhe njoftimit publik që është bërë në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, do të realizohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2011. /Epoka e Re/Telegrafi/