Sistemi bankar në Shqipëri jo më kot tërheq investitorë të huaj, të cilët për çdo vit ofrojnë shuma të majme për të pasur aksione dhe fituar kontroll te bankat tona. Rezultatet tregojnë qartë se është sektori më fitimprurës, pavarësisht situatës së krizës financiare.
Të paktën, deri në nëntor të vitit të kaluar, bankat në Shqipëri kanë akumuluar një fitim prej 5.2 miliardë lekësh, ose rreth 50 milionë dollarë, nivel tepër i lartë, ose dy herë më i madh se në vitin 2009-n, kur sistemi përjetonte situatat më të vështira.
Shifrat zyrtare mbi të ardhurat e bankave nuk kanë dalë ende, por të dhënat paraprake të deklaruara nga vetë Shoqata e Bankave të Shqipërisë, konfirmojnë për situatën pozitive që po përjetojnë subjekte financiare në vendin tonë.
Aktualisht, bankat janë vendosur në qendër të kritikave nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke i konsideruar tarifat për shërbimet që ofrojnë si tepër të larta dhe anormale. Madje, Kryeministri ka kërkuar nga ministri i Financave të vendosë një taksë ekstra për fitimet e bankave, por duket se projekti ka mbetur në mes të rrugës.
Statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, paraqesin një panoramë akoma e më të qartë, për sistemin bankar në vend. Të paktën deri në muajin nëntor, bankat rezultojnë me të dhëna pozitive sa u takon depozitave, të cilët në këtë muaj u rritën me 11 miliardë lekë, duke arritur në 772 miliardë lekë.
Brenda një muaji, depozitat në sistemin bankar u rritën me rreth 1.4 për qind, kurse që prej fillimit të vitit, me gati 13.4 për qind.
Sa i takon kredisë, edhe pse me nivele modeste në raport me vitet e kaluara, shifrat paraqiten me rritje, duke treguar se bankat kanë gjetur besimin për të financuar ekonominë.
Në fund të muajit nëntor, portofoli i kredive u rrit me 14 miliardë lekë, ose me gati 3 për qind, duke prekur nivelin total të rreth 476 miliardë lekëve. Duke parë ecurinë e vitit 2010, nëntori tregon nivelin më të lartë të kreditimit, ndërsa mesatarja vjetore qëndron sërish e ulët, rreth 8 për qind, nga 30 për qind që ishte katër vite më parë. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet