Tregtarët kosovarë paralajmërojnë rritje të çmimeve edhe ditëve të ardhshme. Thonë se janë duke u dëmtuar edhe vetë, pasi ka rënë fuqia blerëse. Vetëm këtë javë vaji u shtrenjtua për 30 centë, kurse sheqeri për 10 centë. Paralajmërohet shtrenjtim edhe i bukës. Sipas ekspertëve, arsyeja është importi i lartë.
Tashmë ka kaluar koha kur Agimi e shiste në marketin e tij një kilogram sheqer për 60 centë. Këtij tregtari nga Prishtina i është imponuar që çmimin e sheqerit ta rrisë për 40 centë, saktësisht 1 euro. Kështu ka vepruar edhe me vajin, kur nga 1,50 euro sa e shiste para një jave, e ka ngritur në 1,80 euro.
Enti i Statistikës së Kosovës tregon se këta dy artikuj së bashku me bukën janë shtrenjtuar më së shumti. Krahasuar me vitin e kaluar, çmimi i sheqerit është rritur për 40 për qind, kurse artikujt tjerë, si vaji dhe buka, kanë pasur një ngritje nga 20 deri në 30 për qind.
Por, sado që mund të mendohet se tregtarët po përfitojnë nga kjo, Agimi e tregon të kundërtën. Sipas tij, me rritjen e çmimeve ka rënë edhe fuqia blerëse. Pra, njerëzit janë duke blerë më pak.
“Diku për 10 për qind më ka rënë fitimi. Kisha dashur që çmimet të kthehen siç kanë qenë”, thotë ai. Ai mohon se veç faktorëve të jashtëm, ka ndikuar edhe ndonjë faktor i brendshëm në rritjen e çmimeve.
Tregtarët paralajmërojnë se rritje të çmimeve do të ketë edhe në ditët në vijim. Posaçërisht buka, edhe pse u rrit për 10 centë se fundi, mund të hipë në 50 centë. Sipas tyre, kjo nuk varet nga ta, pasi furnizuesit po ua diktojnë këtë.
Ramiz Kelmendi, pronar i rrjetit të marketeve “ETC”, thotë se ngritja e çmimeve në produkte ushqimore ka ardhur si rezultat i lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe jo si dëshirë e përfitimeve të tregtarëve. Madje, situata, sipas tij, nuk po shkon drejt normalizimit dhe nuk pritet të ndodhë të paktën edhe disa muaj. /Express/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet