LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, euro rekord në këmbim me lekun

Shqipëri, euro rekord në këmbim me lekun

Euro në tregun vendas po thyen rekorde, duke u shkëmbyer në nivelet më të larta me lekun që prej më shumë se shtatë vitesh.

Gjatë kësaj të marte, euroja është tregtuar mesatarisht me 140.40 lekë në shitje dhe 139.80 lekë në blerje.

Ky cilësohet si niveli më i lartë që prej 2003 kur euro e kapërceu për pak ditë kuotën e 141 lekëve. Gjatë gjithë vitit 2010, euro ka pasur një qëndrueshmëri të normës së saj, ndërsa në korrik preku nivelin e këmbimit me 134.86. /Telegrafi/