Bordi Menaxhues i Telekom Slovenije e ka emëruar Robert Erzin në pozitën e drejtorit ekzekutiv në IPKO.
Erzin do të jetë në pozitën e re prej datës 1 shkurt të këtij viti. Para se të vijë në pozitën e drejtorit ekzekutiv në IPKO, Erzin ka mbajtur pozita të rëndësishme ekzekutive në Telekom Slovenije për më shumë se 17 vjet, ku së fundmi ai ka shërbyer si këshilltar i Kryetarit të Bordit Menaxhues, dhe njëkohësisht si kryesues i Bordit të Drejtorëve në Primo Communications në Shqipëri.
Robert Erzin tha se marrja e pozitës së drejtorit ekzekutiv të kompanisë IPKO, është një sfidë e madhe për tw. “Kjo kompani punëson njerëz të rinj dhe shumë të talentuar, dhe unë besoj që së bashku ne do të arrijmë rekorde të reja”, theksoi Erzin, pas emërimit të tij në pozitën e drejtorit ekzekutiv në IPKO.
Karriera profesionale e Robert Erzin me telekomin slloven ka filluar prej vitit 1994, ku ai fillimisht ka punuar si drejtues i zhvillimit të rrjetit dhe transmisionit, për të vazhduar më pas si drejtor i marketingut, hulumtimit të tregut, politikës së çmimeve si dhe zhvillimit të shërbimeve, për më shumë se katër vjet.
Më pas, Erzin ka marrë pozitën e drejtorit të zhvillimit të shërbimeve, për të kaluar 3 vjet më vonë në pozitën e drejtorit të politikave të çmimeve dhe rregullatorit, dhe pas kësaj në pozitën e drejtorit të departamentit të kontrollit, rrjetit dhe infrastrukturës.
Erzin ka përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe programin e biznesit në IMD, si dhe Fakultetin dhe magjistraturën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Lubjanës. Ai flet rrjedhshëm edhe katër gjuhë të huaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet