LAJMI I FUNDIT:

AKP: Fqinjët po tentojnë t’i shesin pronat e Kosovës

AKP: Fqinjët po tentojnë t’i shesin pronat e Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kohëve të fundit ka kuptuar se disa nga ish-Republikat e Jugosllavisë, me theks të veçantë ajo e Serbisë dhe e Malit të Zi kanë bërë dhe po bëjnë tentativa për shitjen e Ndërmarrjeve Shoqërore të Kosovës dhe pasurive të tyre të cilat gjenden qoftë në territorin e Kosovës apo edhe jashtë saj, përmes shpalljes së ankandeve publike. AKP tërheqë vërejtjen se këto ndërmarrje dhe pasuritë e tyre janë dhe i takojnë Republikës së Kosovës.

AKP njofton se sipas ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës është institucioni i vetëm kompetent për shitjen dhe tenderimin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë dhe jashtë saj.

Me qëllim të informimi të drejt të opinionit publik, e posaçërisht të qytetarëve të cilët kanë interesimin për të marrë pjesë në privatizimin e NSH-ve të vendit tonë apo të aseteve të tyre, dëshirojmë të sqarojmë se Agjencia është i vetmi institucion kompetent për privatizimin e tyre.

“Tendencat për privatizimin e NSH-ve të vendit tonë apo të aseteve të tyre, nga institucionet e vendeve të tjera fqinjë me Kosovën, duke përfshirë edhe institucionet e Republikës së Serbisë, nuk gëzojnë kurrfarë mbështetje nga legjislacioni i vendit tonë e as nga legjislacioni ndërkombëtarë. Transaksionet e tilla, janë plotësisht të papranueshme dhe konsiderohen inekzistente si për Agjencinë, ashtu edhe për institucionet e tjera të vendit tonë, dhe si të tilla nuk kanë kurrfarë vlere juridike”. /Telegrafi/