LAJMI I FUNDIT:

Termokos edhe 50 tonë mazut

Termokos edhe 50 tonë mazut

Mjetet e ndara nga Komuna e Prishtinës e nde nuk janë flokuar në xhirollogarinë e Termokosit, kjo për shkak të mungesës së nënshkrimit të Ministrit Shala i cili gjendet në SHBA.

Termokos nëpërmjet një komunikate për media tha se ndihma e dedikuar për Termokos, nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës në vlerë 300 mijë euro, nuk është alokuar ende në xhirollogari.

Sipas menaxherit të Kontabilitetit dhe Thesarit në Departamentin e Financave të Termokos-it, Ilir Azemi, merret vesh se në MEF, në mungesë të ministrit, i cili gjendet jashtë vendit, ende nuk është bërë nënshkrimi, përkatësisht lejimi i këtyre mjeteve për destinim- sigurimin e lëndës djegëse, mazut.

“Në këtë kuadër, deri në lejimin e këtyre mjeteve, Termokos ka në rezervat e saj sasitë e fundit të mazutit, çka nënkupton se kontraktori nuk mund të bëj furnizimin me mazut, po iu derdhur mjetet e dedikuara“.


Sipas menaxherit të Departamentit të Prodhimit, Gani Kelmendi, në rezervat e mazutit janë edhe 50 tonë mazut, që nënkupton edhe ngrohje vetëm për nesër me reduktime, nga ora 04.30-12 e ditës.

Para së gjithash, kësaj situate i kontribuon për jo të mirë edhe fakti se kontraktori i mazutit, nuk mund të siguroj sasi të tjera të mazutit, pa porositur tre ditë paraprakisht në Rafinerinë e OKTA-s, meqë ata kërkojnë mjete avans për të sjellë mazutin deri në Kosovë.

Menaxhmenti i Termokos-i duke shpresuar se nuk do të ketë vonesa, kërkon mirëkuptim nga konsumatorët deri në alokimin e mjeteve në xhirollogari, për të vazhduar më pas me sigurimin e lëndës djegëse, mazut. /Telegrafi/