Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane, Jose Manuel Gonzalez-Paramo, tha se banka e europës do të detyrohet të rrisë normën bazë të interesit në rast se norma e inflacionit nuk nis të bjerë deri në fund të këtij viti.
Gonzalez-Paramo në një intervistë për të përditshmen spanjolle ABC tha se Banka Qendrore Europiane është e bindur se rritja aktuale e inflacionit është e përkohshme dhe e lidhur me çmimet e lëndëve të para. “Ne shpresojmë se inflacioni do të nisë të bjerë diku nga fundi i vitit," tha Gonzalez-Paramo.
Në mbledhjen e fundit në ditën e enjte banka qendrore europiane nuk e ndryshoi normën bazë të interesit që është në nivelin më të ulët historik të 1 për qind. Paralelisht banka hodhi poshtë të gjitha spekulimet mbi shanse të larta të rritjes së normës së interesit në terma afatshkurtra duke thënë se inflacioni më shumë se pritshmëria regjistruar në muajin e kaluar nuk do të kalojë në vlerësimin afatmesëm të riskut të çmimeve.
Gonzalez-Paramo përjashtoi çdo mundësi të stanjacionit ekonomik në eurozonë për shkak të inflacionit në 2 për qind, ndërsa për Spanjën tha se është një rast i veçantë. Ai tha se Spanja duhet të paguajë koston e ndikimit të rritjes 10 vjeçare të sektorit të pasurive të patundshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet