Pasi që janë hequr dilemat e kryesimit me Komitetin Drejtues të marrëveshjes rajonale për tregti të lirë - CEFTA, ekspertët kanë vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë e qëndrimit të mëtutjeshëm të Kosovës, nëse Kosova nuk mund t’i realizojë të drejtat e saj që garanton marrëveshja.
Drejtori i Departamentit për Tregti të Jashtme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Flamur Keqa, ka thënë se autoritetet vendore do të punojnë maksimalisht që Kosova t’i eliminojë problemet me vendet anëtare Bosnjën e Hercegovinën dhe Serbinë, ndërsa sa i përket reciprocitetit apo hapave tjera më radikalë, është çështje që hyn në sferën e politikave më të larta qeveritare.
“Masat e reciprocitetit hyjnë në sferën e politikave më të larta qeveritare dhe për implementimin eventual të këtyre masave duhet rrjedhimisht që vendimi i tillë të aprovohet nga vendimmarrësit qeveritarë me siguri, duke kryer paraprakisht analiza profesionale lidhur me pasojat vijuese shumëdimensionale”, ka thënë Keqa për Kosova Sot.
Kryeshefi ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Lekë Musa, thekson se kryesimi i marrëveshjes, si i tillë, është jashtëzakonisht me rëndësi, sepse e ngrit Kosovën në një nivel të barabartë me shtetet tjera anëtare të CEFTA-s. “Mirëpo, më e rëndësishme se kjo është trajtimi i barabartë sa u përket marrëdhënieve reciproke me vendet anëtare të CEFTA-s. Dua të them se ky kryesim do të jetë i pavlerë, nëse ne nuk mund të arrijmë që të ndryshojmë qasjen e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës kundrejt mallrave, të cilat vijnë nga Kosova”, ka thënë Musa për Kosova Sot.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Xhevat Meha, Kosova na këtë marrëveshje ka pasur vetëm pasoja negative. Ai ka thënë se kjo marrëveshje në raport me Kosovën nuk ka realizuar qëllimet dhe nuk ka arsyetuar funksionin e saj. Sipas Mehës, MTI-ja nuk ka trysninë e duhur apo ndikimin në BE si sponsoruese e kësaj marrëveshje. “Meqë Kosova është duke u dëmtuar nga kjo marrëveshje, nuk besoj se BE-ja është e interesuar për këtë dëmtim. Sigurisht se mekanizmat e tyre kanë procedura për t’u aktivizuar, por fitohet përshtypja që ministria dhe Qeveria jonë nuk kanë punuar sa duhet që t’i vërë në lëvizje këta mekanizma”, ka thënë Meha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet